Të premten pritet mot kryesisht me diell në orët e mëngjesit, por i ftohtë dhe me ngrica lokale. Gjatë ditës do të ketë vranësira të pjesshme.
Era do të fryjë nga verilindja, herë pas here e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 49 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 2°C, ndërsa maksimalet nga 9 deri në 14°C.




