Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka falënderuar disa kongresmenë amerikanë për nismën e një rezolute që mbështet integrimin e Kosovës në NATO.
Ai përmendi kongresmenët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, duke e cilësuar këtë si hap të rëndësishëm për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
Haradinaj falënderoi gjithashtu organizatën “Albanians for America”, si dhe aktivistët shqiptaro-amerikanë Harry Bajraktarin dhe Gino Mulliqin, për mbështetjen e vazhdueshme në institucionet amerikane.




