Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, priti në takim zyrtar znj. Kimberly Riffe DOJ/ICITAP Attaché dhe z. Ethan Rothstein, DOJ/ICITAP Program Analyst.
Qëllimi i këtij takimi përveç se ishte i karakterit njoftues, u diskutua edhe rreth zhvillimit të projekteve të cilat i kontribuojnë avancimit profesional të PK-së dhe thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe stafi i lartë menaxhues shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të ofruar ndaj Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të saj.




