Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar pas takimit me ish-presidenten Vjosa Osmani se së shpejti do të ketë “lajme të mira” për partinë.
Ai tha se takimet mes tyre nuk janë të parat dhe as të fundit, duke paralajmëruar zhvillime të rëndësishme politike në të ardhmen.
Abdixhiku shtoi se një pjesë e “kthimit të madh” të LDK-së tashmë është arritur, por sipas tij, do të ketë edhe lajme të tjera pozitive shumë shpejt.




