Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat ka njoftuar se sot, më 1 Maj – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, do të organizojë protestë paqësore në mbështetje të të drejtave të punëtorëve.
Protesta nis në ora 10:00, me grumbullim në Sheshi Zahir Pajaziti, për të vazhduar më pas drejt zonës pranë ndërtesës së Qeverisë.
Kryetari Jusuf Azemi ka ftuar qytetarët dhe punëtorët t’i bashkohen protestës, duke theksuar se ajo do të jetë paqësore dhe me fokus në avancimin e të drejtave të tyre.




