
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë duke u zhvilluar afatet e aktiviteteve zgjedhore të Zgjedhjeve Lokale të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025, në Kosovë.
“KQZ njofton të gjitha partitë politike të regjistruara në Republikën e Kosovës se deri më 23 qershor 2025 duhet ta njoftojnë KQZ-në, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike se do të kërkojë certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit.”
Gjithashtu, KQZ bënë të ditur që partitë politike të cilat nuk duan të certifikohen për pjesëmarrje në këto zgjedhje duhet ta njoftojn Zyrën brenda këtij afati.
“Për informacione shtesë për partitë politike, Zyra ka vënë në dispozicion këtë numër kontakti 038 200 81 010, i qasshëm nga ora 08:00 deri në orën 16:00.” thuhet në njoftim.