Në një akademi përkujtimore janë përkujtuar viktimat e Masakrës së Studimes, një prej ngjarjeve më të rënda të luftës në Kosovë. Liderë institucionalë dhe politikë kërkuan drejtësi për krimet e luftës të kryera gjatë kësaj periudhe.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, kujtoi 116 civilët shqiptarë të vrarë, duke theksuar se krimet mbeten ende të pandëshkuara dhe se institucionet do të vazhdojnë mbledhjen e dëshmive për masakrat e luftës.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës dhe forcimit të shtetit, duke kërkuar që të mos përsëriten krimet e së kaluarës dhe duke nënvizuar rëndësinë e aleancave ndërkombëtare.
Ndërsa kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, e cilësoi Studimen simbol të sakrificës së civilëve shqiptarë dhe tha se ende nuk është vendosur drejtësi për viktimat e luftës./RTK/




