Ushtarë nga vende të ndryshme që kontribuojnë në kuadër të Komandës Rajonale-Perëndim të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, kanë marrë pjesë në një stërvitje të drejtpërdrejtë në poligonin Voloire pranë Camp Villaggio Italia në Pejë.
Stërvitja ka mbledhur personel ndërkombëtar me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe përmirësimin e ndërveprimit mes njësive pjesëmarrëse.
Sipas KFOR-it, aktivitetet e fokusuara në skenarë të reagimit emergjent ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të lartë të gatishmërisë dhe vetëdijes situative, si dhe dëshmojnë angazhimin e vazhdueshëm për garantimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë.




