“Trepça” ka reaguar pas vjedhjes së disa trafove në hapësirat e ndërmarrjes, duke bërë të ditur se ato nuk kanë qenë në funksion prej kohësh dhe nuk ndikojnë në operimin aktual.
Sipas njoftimit, pajisjet ishin të planifikuara për zhvendosje, ndërsa menaxhmenti do të vlerësojë dëmin dhe do të bashkëpunojë me organet kompetente për zbardhjen e rastit.




