Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se shkuarja në zgjedhje të reja parlamentare është përgjegjësi e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Në një deklarim në Klan Kosova, Hoxhaj tha se dështimi për zgjedhjen e presidentit dhe mosformimi i plotë i institucioneve është rezultat i mungesës së vullnetit politik dhe qasjes së gabuar në menaxhimin e proceseve shtetërore.
Sipas tij, Kurti, si fitues i zgjedhjeve, ka pasur obligim jo vetëm të formojë qeverinë, por edhe të sigurojë funksionimin e plotë institucional të vendit, përfshirë zgjedhjen e presidentit.
Hoxhaj shtoi se veprimet e deritanishme të kryeministrit në detyrë kanë qenë të paracaktuara për krizë politike, duke e cilësuar procesin si “teatër politik”, ndërsa theksoi se rezultati final – zgjedhjet e reja – bie mbi përgjegjësinë e Kurtit.




