Ambasada Britanike në Prishtinë ka njoftuar se Skuadroni C i Regjimentit të Kalorësisë Shtëpiake është nderuar me medalje të NATO-s nga The Princess Royal.
Medaljet u ndanë pas përfundimit të gjashtë muajve shërbim në Kosovë, gjatë të cilëve trupat britanike kanë mbështetur misionin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në vend.




