Hoffenheim ka humbur një fitore të sigurt ndaj Stuttgart, duke barazuar 3:3 në një ndeshje dramatike të Bundesligës.
Skuadra ku luajnë tre futbollistë të Kosovës, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albin Hajdari, kishte epërsi 3:1 dhe luajti për një periudhë edhe me një lojtar më shumë, por nuk arriti ta mbyllë ndeshjen.
Golat për Hoffenheim u shënuan nga Kramaric (2) dhe Toure, ndërsa për Stuttgart realizuan Hendriks, Demirovic dhe Tomas në sekondat e fundit.
Me këtë barazim, të dy ekipet mbeten në garë të ngushtë për pozitat evropiane në Bundesliga.




