Ish-deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se pret lajme pozitive për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.
Ai tha se shpreson që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi t’u kthehen familjeve dhe Kosovës, duke e cilësuar procesin si të padrejtë dhe të panevojshëm.
Hoxhaj shtoi se beson në drejtësinë ndërkombëtare, por ka kritikuar ashpër pretendimet e prokurorisë, duke thënë se ato kanë tentuar të kriminalizojnë luftën për liri dhe pavarësi.




