Ish-presidentja Vjosa Osmani ka vlerësuar mikpritjen në Ferizaj, duke falënderuar disa familje për, siç tha ajo, bujarinë dhe atmosferën familjare.
Ajo përmendi familjet Krasniqi, Qerimi dhe Jashari, duke thënë se janë bërë bashkë me miq e fqinj në një takim me frymë të ngrohtë dhe solidariteti.
Osmani theksoi se njerëzit e mrekullueshëm dhe mikpritja e përzemërt janë dëshmi e unitetit dhe gatishmërisë për të qenë bashkë në çdo sfidë.




