Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin “Shkodër–Koplik”, në fshatin Grizhë, ku janë përfshirë tre automjete.
Si pasojë e përplasjes, një pasagjer ka humbur jetën në spital, ndërsa dy drejtues mjetesh dhe një pasagjere kanë pësuar lëndime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe prokuroria po hetojnë shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.




