Klubi i Volejbollit të Femrave Malisheva po vazhdon me formë të shkëlqyer këtë sezon, duke regjistruar pesë fitore në pesë ndeshje dhe duke grumbulluar gjithsej 14 pikë.
Nga klubi theksojnë se suksesi është rezultat i punës dhe përkushtimit të përbashkët të ekipit, ndërsa shtojnë se janë në rrugë të sigurt drejt arritjes së objektivave të këtij sezoni.




