Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim për situatën politike në Kosovë, duke deklaruar se bllokada e vazhdueshme po dëmton besimin në institucione.
Nga Departamenti amerikan i Shtetit u bë thirrje që partitë politike të bashkëpunojnë në interes të qytetarëve dhe stabilitetit të vendit.
Kosova do të mbajë zgjedhje të parakohshme më 7 qershor, pas shpërndarjes së Kuvendit për shkak të moszgjedhjes së presidentit brenda afatit kushtetues.




