Anëtari i kryesisë së AAK-së, Ahmet Isufi, në 26-vjetorin e themelimit të partisë, ka treguar arsyet e krijimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Ai tha se AAK u themelua më 2 maj 2000, në një kohë kur skena politike dominohej nga dy pole – PDK dhe LDK – duke theksuar se ishte e nevojshme një balancë politike dhe rritje e nivelit të demokracisë.
Sipas tij, AAK ka arritur qëllimin e saj në kontributin për formësimin e shtetit dhe forcimin e demokracisë në vend.




