Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të gjitha partitë politike të regjistruara në Kosovë duhet të deklarojnë pjesëmarrjen ose mospjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit 2026.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se afati për njoftim është nga 1 deri më 7 maj, dhe brenda këtij periudhe partitë duhet të informojnë edhe nëse do të garojnë përmes koalicioneve.
Sipas tij, obligimi vlen për 53 partitë e regjistruara, ndërsa nisma qytetare dhe kandidatët e pavarur nuk përfshihen në këtë afat. Koalicionet duhet të përbëhen nga të paktën dy parti dhe nuk mund të ndryshohen pas certifikimit të tyre.




