Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se marrëveshja e re me SHBA-në për gazin e lëngshëm natyror është një hap i rëndësishëm drejt pavarësisë energjetike të Shqipërisë.
Sipas tij, vendi do të furnizohet me gaz amerikan për një periudhë 20-vjeçare dhe përmes TEC-it të Vlorës do të prodhojë energji elektrike në mënyrë të qëndrueshme.
Rama tha se kjo marrëveshje pritet të rrisë investimet e reja dhe kapacitetin energjetik të vendit, duke e shndërruar Vlorën në një nyje të rëndësishme energjetike në rajon.




