Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të qëndrojë në Romë të enjten dhe të premten e ardhshme, ku pritet të zhvillojë një seri takimesh me përfaqësues të Vatikanit dhe qeverisë italiane.
Rubio fillimisht do të takohet me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin, ndërsa të nesërmen do të zhvillojë takime me ministrin e Jashtëm Antonio Tajani dhe ministrin e Mbrojtjes Guido Crosetto.
Një takim i mundshëm me kryeministren Giorgia Meloni nuk është konfirmuar ende, ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë takim edhe me Papën Leo XIV.




