Kosova ka shënuar 10-vjetorin e anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, duke e cilësuar këtë si një nga momentet më të rëndësishme në historinë e futbollit të saj.
Në këtë dekadë, Kosova është ngritur në renditjen e FIFA-s nga vendi i 190-të në të 78-in dhe ka arritur suksese të rëndësishme në garat ndërkombëtare, përfshirë Nations League dhe kualifikimet për Botëror.
Gjithashtu, janë theksuar investimet në infrastrukturë, zhvillimi i klubeve dhe rritja e numrit të futbollistëve e trajnerëve, që sipas FFK-së kanë forcuar ndjeshëm futbollin kosovar.




