Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se gjatë periudhës janar–prill 2026 janë realizuar 100 raste ndërmjetësimi me 183 persona të përfshirë.
Po ashtu, janë arritur 4 marrëveshje për pranimin e fajësisë, ndërsa në disa raste janë aplikuar procedura alternative dhe pezullim i përkohshëm i ndjekjes penale.
Sipas prokurorisë, këto masa po rrisin efikasitetin dhe shpejtësinë në zgjidhjen e rasteve.




