Gjykata e Apelit të Posaçëm në Shqipëri ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, duke mos pranuar as garancinë pasurore prej 50 mijë eurosh.
Vendimi është marrë nga gjyqtarja Saida Dollani, ndërsa një tjetër kërkesë për lirimin e tij pritet të shqyrtohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.




