Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë rikthyer vëmendjen e publikut me deklaratat e tyre për të ardhmen e lidhjes.
Gjatë një interviste, Veshaj ka bërë të ditur se çifti po shqyrton mundësinë e martesës, e cila mund të realizohet gjatë verës, ndërsa aktualisht janë në fazë diskutimesh për organizimin e saj.
Ai ka shtuar se dëshirojnë të bëhen prindër në të ardhmen, por ky hap pritet të vijë pas martesës. Sipas raportimeve, ceremonia mund të mbahet në jug të Shqipërisë, megjithatë ende nuk ka konfirmim zyrtar.




