Zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës, gjatë javës së kaluar, kanë realizuar 120 urdhëresa të gjykatës në lokacione të ndryshme dhe përmes aksioneve të ndara. Prej tyre, 32 kanë qenë për vepra penale, ndërsa pjesa tjetër për kundërvajtje, seanca dhe verifikime.
Pas përfundimit të procedurave, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë kryer obligimet e përcaktuara.
Në kuadër të aktiviteteve të sigurisë, policia ka sekuestruar 10 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe sasi të municionit.
Ndërkohë, në fushën e sigurisë në trafikun rrugor janë shqiptuar 4,672 masa administrative me gjobë për kundërvajtje të ndryshme, prej të cilave 590 janë evidentuar përmes veturave inteligjente dhe radarëve mobilë.




