Drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi, ka vlerësuar se Kosova duhet ta ketë prioritet kryesor anëtarësimin në NATO, duke e konsideruar atë garanci për paqe dhe siguri në rajon.
Në një intervistë, Fetoshi tha se iniciativa e kongresistëve amerikanë për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në NATO është një mesazh i qartë nga SHBA për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Ai theksoi se bashkëpunimi strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe përfshirja e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione ndërkombëtare e forcon rolin e Kosovës si faktor paqeje.




