“Dushi në errësirë” është një trend i ri në rrjete sociale që nënkupton marrjen e dushit me drita të fikura ose të zbehura para gjumit, me qëllim relaksimin dhe përmirësimin e cilësisë së gjumit.
Sipas ekspertëve, një dush i ngrohtë ndihmon në uljen graduale të temperaturës së trupit, ndërsa ambienti i errët nxit prodhimin e melatoninës, hormonit që lidhet me gjumin.
Megjithatë, specialistët theksojnë se kjo metodë nuk zëvendëson trajtimet për çrregullimet e gjumit dhe duhet të kombinohet me zakone të shëndetshme, si orari i rregullt i gjumit dhe shmangia e dritës së fortë para se të flihet.




