Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka trajtuar gjithsej 48 raste të reja gjatë periudhës 24–30 prill 2026, në nivel të Kosovës.
Sipas të dhënave, shumica e rasteve lidhen me dhunën në familje (40 raste), ndërsa janë trajtuar edhe raste të tjera si vrasje, tentimvrasje, keqpërdorim i fëmijëve në pornografi, si dhe raste të personave të zhdukur.
Gjatë kësaj periudhe janë parashtruar 5 kërkesa për urdhër mbrojtjeje, 14 për urdhër mbrojtjeje emergjente, si dhe janë mbajtur 69 seanca gjyqësore dhe 12 në prokurori. Po ashtu, janë dhënë 57 këshilla juridike dhe janë regjistruar 11 aktgjykime dënuese.




