Zjarrfikësit në Kosovë po përballen me mungesë të statusit të definuar, staf të pamjaftueshëm dhe pajisje të dobëta, ka deklaruar kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka, në Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve.
Ai tha se ky shërbim mbetet i paorganizuar dhe me probleme të kahershme të pazgjidhura, përfshirë edhe mungesën e sigurimeve dhe rrezikshmërisë në punë.
Sipas tij, numri i zjarrfikësve nuk i plotëson standardet ligjore, ndërsa moskoordinimi mes komunave dhe nivelit qendror po e vështirëson funksionimin e këtij shërbimi emergjent.




