Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka pritur në selinë e saj kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, në një takim që e ka cilësuar si “vëllazëror”.
Ahmeti është pritur nga drejtues të AAK-së, ku palët kanë vlerësuar rolin e tij në proceset politike të shqiptarëve në Ballkan që nga vitet ’90.
Në takim është diskutuar edhe për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, me theks në forcimin e bashkëpunimit dhe faktorit politik shqiptar në rajon.




