Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës ka publikuar çmimet tavan për derivatet e naftës për ditën e sotme.
Sipas vendimit, nafta (dizel) është caktuar deri në 1.68 euro për litër, një cent më lirë se një ditë më parë, ndërsa benzina do të shitet deri në 1.49 euro për litër. Çmimi i gazit është përcaktuar në 0.82 euro për litër.





