Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit M.N. për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”. Sipas aktakuzës, rasti ka ndodhur më 18 mars 2026 në fshatin Drelaj të Rugovës, ku i dyshuari tentoi të transportonte migrantë drejt kufirit me Malin e Zi kundrejt pagesës.
Gjatë rrugës, automjeti është ndalur nga Policia Kufitare dhe migrantët janë identifikuar, ndërsa i dyshuari është arrestuar në vendngjarje. Prokuroria ka propozuar që ai të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit në fuqi.




