Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të mbajë sot nga ora 16:00 një takim me kryetarët e degëve të saj, ku pritet të diskutohen zhvillimet aktuale politike dhe çështje të brendshme partiake.
Një nga temat kryesore të këtij takimi do të jetë edhe formalizimi i mundshëm i bashkëpunimit me Vjosa Osmanin.
Kështu ka bërë të ditur Jehona Lushtaku Sadriu, e cila theksoi se në mbledhje do të trajtohen disa tema me rëndësi për partinë.
“Do të diskutohen aktualitetet politike dhe gjithçka tjetër. Edhe Vjosa Osmani është pjesë e diskutimeve. Janë çështje partiake dhe do të trajtohen në takim”, deklaroi ajo para mediave.




