Në Kopenhagë është mbajtur takimi i parë joformal i nismës së vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ku mori pjesë edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq.
Ajo tha se qëllimi i kësaj nisme është që për të gjitha vendet kandidate të vlejnë të njëjtat rregulla dhe standarde, duke theksuar se këto shtete përballen me sfida të ngjashme në procesin e integrimit evropian.
Brnabiq u shpreh se shpesh vendeve kandidate u kërkohen kushte që nuk ekzistojnë brenda vetë BE-së dhe se bashkëpunimi i tyre mund ta lehtësojë përballjen me këto sfida.




