Në Regjimentin e Tretë të Këmbësorisë është realizuar Kursi Bazë për Nënoficerë (NOF) të Këmbësorisë, me qëllim përgatitjen profesionale të pjesëtarëve për shërbim efektiv në njësitë e këmbësorisë dhe zhvillimin e aftësive të tyre operative në përputhje me standardet ushtarake.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit kanë përvetësuar njohuri dhe aftësi themelore taktike dhe operative, duke u fokusuar në disiplinë, bashkëpunim në grup dhe përmbushje të detyrave në terren. Programi ka synuar ngritjen e gatishmërisë së tyre fizike dhe mendore për misione të ndryshme.




