Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nga 6 deri më 17 maj, votuesit jashtë Kosovës mund të regjistrohen për votim në zgjedhjet e 7 qershorit, përmes platformës online ose postës.
Sipas KQZ-së, lista preliminare përmban 2,092,202 votues, me rritje krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Në këto zgjedhje pritet të votojnë për herë të parë mbi 22 mijë qytetarë.




