Sot në Gjykatën Speciale në Hagë janë dorëzuar rreth 200 mijë nënshkrime, në kuadër të një peticioni që kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.
Hysni Gucati ka deklaruar se nënshkrimet përfaqësojnë, siç u shpreh ai, zërin e qytetarëve që kërkojnë trajtim të drejtë për të akuzuarit dhe respektim të sakrificës së luftës së UÇK-së.
Ai ka shprehur besimin se procesi do të përfundojë me kthimin e ish-krerëve në Kosovë, duke theksuar pritjet për një vendim që, sipas tij, do të reflektojë drejtësi për ta.




