Agjencia Kosovare e Bizneseve (AKB) ka shprehur shqetësim për bllokimin e disa ngarkesave me produkte ushqimore në pikën kufitare të Morinës, duke e cilësuar situatën si të pajustifikueshme dhe me pasoja ekonomike.
Sipas AKB-së, pesë kamionë me produkte UHT të kompanisë AGS nga Shqipëria janë ndaluar që nga 20 prilli, me arsyetimin e kryerjes së analizave fiziko-kimike dhe verifikimit të etiketimit. Megjithatë, koha e pritjes ka tejkaluar 15 ditë, pa rezultate zyrtare apo sqarime nga institucionet.




