Profesori amerikan Charles Kupchan, ish-asistent special i presidentit në administratën e Barack Obamës, ka komentuar nismat e fundit në Uashington lidhur me mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe procesin e njohjes së pavarësisë së saj.
Sipas tij, rezoluta e paraqitur nga kongresmenët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler përbën një shprehje të synimit politik, por aktualisht ka ndikim të kufizuar praktik. Ai thekson se politika e administratës së Donald Trump për zgjerimin e NATO-s, së bashku me krizën politike në Kosovë dhe ngecjen e dialogut me Serbinë, e bëjnë të vështirë çdo përparim të menjëhershëm në këtë drejtim.




