Policia e Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ka zhvilluar një operacion policor ndaj dy të dyshuarve kosovarë për vepra penale në Vjenë.
Më 5 maj 2026 janë kryer kontrolle në tri lokacione në Fushë Kosovë, me pjesëmarrjen edhe të hetuesve nga Austria.
Rasti po vazhdon të hetohet, me fokus në identifikimin e aseteve të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal.




