Hetuesja e Tribunalit të Hagës, Nevenka Tromp, ka folur për tre skenarët e mundshëm të vendimit final ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së: lirimin e plotë, dënimin e të gjithëve, ose një kombinim ku disa lirohen e disa dënohen.
Sipas saj, skenari më i mundshëm është ai i fundit, por thekson se askush nuk mund ta parashikojë me siguri vendimin përfundimtar.
Tromp nënvizon se procesi mbetet i paqartë dhe se publiku duhet të kuptojë që rezultati final ende nuk dihet.




