Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë të ditur se është dorëzuar në Gjykatën Speciale peticioni me 200 mijë nënshkrime.
Ai tha se përfaqësuesit janë pritur mirë nga zyrtarët e gjykatës dhe se dorëzimi i nënshkrimeve përfaqëson “amanetin e qytetarëve të Kosovës”.
Gucati theksoi se peticioni nuk ka efekt juridik, por sipas tij përfaqëson një formë proteste dhe shprehjeje publike të qëndrimit të qytetarëve.




