Ish-deputetja Arbërie Nagavci ka akuzuar opozitën se po shfrytëzon pozitën e presidentit për të injoruar, sipas saj, vullnetin e qytetarëve.
Në emisionin “Pressing”, Nagavci deklaroi se zgjedhjet e 7 qershorit nuk do të sjellin ndonjë rezultat të ri politik në vend.
Ajo shtoi se qëllimi i PDK-së dhe LDK-së, që nga fillimi, ka qenë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.




