Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës ka publikuar çmimet tavan për derivatet e naftës për ditën e sotme.
Sipas vendimit, nafta (dizel) është caktuar deri në 1.69 euro për litër, ndërsa benzina do të tregtohet deri në 1.51 euro për litër, një cent më shtrenjtë se një ditë më parë. Çmimi i gazit është përcaktuar në 0.81 euro për litër.





