Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar gjithsej 73 aksidente trafiku, sipas statistikave të Policisë së Kosovës.
Prej tyre, 19 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 54 vetëm me dëme materiale. Nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet.
Policia ka shqiptuar 2252 tiketa trafiku, ndërsa 29 persona janë arrestuar, prej të cilëve 23 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.




