Sot përfundon afati për partitë politike në Kosovë që ta njoftojnë KQZ-në për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, si dhe për deklarimin e koalicioneve parazgjedhore.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, deri të mërkurën në mesditë janë deklaruar 18 parti për pjesëmarrje, katër për mospjesëmarrje dhe është regjistruar një koalicion parazgjedhor.
Elezi bëri të ditur se afati për certifikimin e subjekteve të reja politike përfundon më 10 maj, ndërsa dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë më 12 maj.




