Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë Albin Kurti lidhur me bashkëpunimin e Vjosa Osmanit me Lumir Abdixhikun në zgjedhjet e 7 qershorit.
Në një postim në Facebook, Muharremi ka cituar Kurtin që tha se “njerëzit kanë dëshira, por nuk duhet me i ngatërru me faktet”, duke vlerësuar se kjo deklaratë është nënçmuese ndaj ish-partneres së tij politike dhe ish-presidentes së vendit.
Sipas tij, mënyra se si Kurti i është përgjigjur zhvillimeve politike tregon mungesë respekti ndaj bashkëpunëtorëve të dikurshëm, duke shtuar me ironi se “pak më gjallë, se po nxehet puna”.




