Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka mirëpritur zyrtarisht aktivisten Aida Dërguti, e cila i është bashkuar kësaj partie politike.
Hamza ka vlerësuar Dërgutin si një aktiviste të dalluar dhe qytetare të përgjegjshme, duke theksuar se ajo ka pasur gjithmonë synim shërbimin ndaj Kosovës në çdo rol që i është besuar gjatë viteve.
Sipas tij, për Dërgutin drejtësia mbetet një parim themelor, ndërsa bashkëpunimi i tyre do të fokusohet pikërisht në këtë drejtim. “Mirë se erdhe në PDK, Aida”, ka shkruar Hamza në reagimin e tij.




