Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka miratuar tarifat për KOSTT-in, KEDS-in dhe KESCO-n për vitin 2026, pa rritje të çmimeve për konsumatorët. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme, ku u theksua se tarifat janë llogaritur në përputhje me kornizën rregullatore dhe kostot operative të sektorit.
Sipas ZRRE-së, pavarësisht ndryshimeve në llogaritjet e shitjeve dhe kostove, tarifa mesatare e shpërndarjes ka shënuar rënie rreth 2.7 për qind. Po ashtu, është vendosur që struktura ekzistuese tarifore për furnizimin me shërbim universal të mbetet e pandryshuar për konsumatorët.




